BE ka gjobitur kompaninë “Nike” me 12.5 milionë euro

Bashkimi Evropian (BE) ka gjobitur kompaninë “Nike” me 12.5 milionë euro me arsyetimin se ka kufizuar shitjet përtej kufijve për produktet e licencuara si fanella dhe shalla të ekipeve të futbollit në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian (KE) nëpërmjet një deklarate njoftoi se ka vendosur që t’i vendoset një gjobë prej 12.5 milionë euro “Nike”-s e cila është një nga kompanitë më të mëdha në prodhimin e këpucëve sportive me arsyetimin se ka vepruar në kundërshtim me rregullat e tregut të vetëm në marrëveshjet e licencimit dhe shpërndarjes.

Në deklaratë thuhet se “Nike” gjatë viteve 2004-2017 ka shkelur rregullat e BE-së për konkurrencë në marrëveshjet e licencimit dhe shpërndarjes. Kjo praktikë e kompanisë ka ndikuar në produktet e ekipeve si Barcelona, Manchester United, Juventus, Inter Milan, AS Roma.

KE filloi një hetim të konkurrencës në vitin 2017 me arsyetimin se “Nike” kishte vendosur kufizime në shitjen e produkteve të licencuara në internet në disa vende anëtare të BE-së.

Praktika e tregut të vetëm në BE lejon qytetarët në shtetet anëtare të blejnë në internet lirisht produkte dhe shërbime nga një vend tjetër anëtar.

KE ka fuqinë për të kontrolluar nëse kompanitë që operojnë në vendet e Unionit ndodhen në një situatë në kundërshtim me konkurrencën në sektorët e tyre.

Nëse KE-ja në këtë kontroll gjen një situatë që është në kundërshtim me ligjet e konkurrencës, ajo i jep fund kësaj situate dhe vendos gjoba të larta për kompanitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button