OJQ Civil kërkon nga Qeveria të merr masa urgjente për sanksionimin e radikalëve të punësuar në institucionet

Nuk mundemi dhe nuk guxojmë të pranojmë se mes nesh ka njerëz që lartësojnë kriminelë, vrasës dhe ekstremizëm, pasojat e të cilit janë tragjike – humbje të jetëve njerëzore, pasiguri, frikë dhe bashkësi dhe shoqëri të rrënuara. Nuk mundemi të pranojmë gjendje në të cilën ekstremizmi i një kopeje kultivon bashkëjetesë me ekstremizmin e një kopeje tjetër. Kjo nuk është bashkëjetesë, nuk ka lidhje me tolerancë. Kjo është gjakderdhje e cila sa nuk ka ndodhur.

CIVIL – Qendra për Liri kërkon nga Qeveria dhe institucionet përkatëse të marrin masa urgjente, kritere të ashpra për vlerësimin e njerëzve që punojnë aty dhe menjëherë t’i sanksionojnë të gjithë të punësuarit dhe funksionarët nëse ata shërbehen me gjuhë të urrejtjes dhe nxisin radikalizëm, ekstremizëm të dhunshëm, ose në ndonjë mënyrë kontribuojnë ndaj lartësimit të dhunës, krimit dhe terrorizmit.

Përgjegjësia nuk është frazë, është ndërtim i vazhdueshëm i jetës dhe dinjitetit të qytetareve dhe qytetarëve, mbrojtje e vazhdueshme e vlerave të një shoqërie të civilizuar dhe humane. Për këtë ekzistojnë buxhetet e shteteve!

“Shpërblim Nobel për guxim t’i jepet “sulmuesit”, njeriut në Zelandë të Re. Bravo, bravoooo”, ka shkruar Tatajana Llazarovske në profilin e saj në Fejsbuk. Ky profil me të vërtetë ekziston, me të vërtetë është e punësuar në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mban uniformën e këtij shteti, ka aftësi që i ka arritur në sistemin tonë arsimor, pranon rrogë nga buxheti që e mbushin të gjithë qytetarët. Llazarovska është e stacionuar në njësi ushtarake me shumicë banorësh shqiptarë, në gjini artilerie, e cila është jashtëzakonisht mobile. Me armët deri te të cilat ka qasje, trajtohet me lehtësi, ndërsa pasojat mund të jenë të mëdha dhe tragjike.

Edhe pas disa ditëve nga ky mesazh, as Qeveria, as ministria e resorit nuk doli me deklaratë në të cilën do të dëgjojmë se ky person është suspenduar, se i janë marrë lejet për qasje deri te armët dhe se është në hetime për pjesëmarrje eventuale të ndonjë rrjeti ekstremist. Kjo është gjëja më e vogël që mund ta bëjë qeveria, ose së paku Ministria për Mbrojtje, sipas standardeve minimale të NATO. Nëse veç më nuk kanë rëndësi Kushtetuta dhe ligjet e vendit tonë, si dhe njerëzia dhe ndërgjegjja, ndërkaq që është e domosdoshme!

Për çdo ditë në rrjetet sociale paraqiten mesazhe me përmbajtje radikale të cilat i plasojnë të punësuar nëpër institucione, në administratë dhe në ndërmarrjet publike. Askush nuk përgjigjet për këto. Nëse Qeveria dhe institucionet nuk e gjykojnë dhe sanksionojnë këtë sjellje, kjo do të thotë se e mbështesin. Kjo duhet ndalur!

Admirimi për terrorizmin, qoftë nga ISIS, ose për terroristin që vrau pesëdhjetë myslimanë në xhami, racistëve të KKK ose neonacistëve dhe ultra radikalëve në Rusi, Hungari, Poloni, Çeki, Gjermani, Serbi, Shqipëri ose Greqi, është hapi i parë deri te dhuna ekstreme. Distanca nga hapi i parë i arsyetimit dhe nxitjes deri te hapi i dytë, dhuna reale dhe tragjeditë që i shkakton,  është e shkurtë. Kjo distancë është më e shkurtë sesa duam të besojmë.

Ekstremizmi në shoqërinë dhe sistemin tonë është operacion shumëvjeçar nga i cili nuk mund të lirohemi nëse heshtet dhe nuk ndërmerret asgjë dhe me heshtje. Ndoshta me vonesë të madhe, por duhet të fillojë menjëherë, sot! Sipas ligjeve dhe standardeve të ligjvënies tonë!

Prandaj, CIVIL – Qendra për Liri, si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, kërkon nga institucionet të kujdesen për ligjet, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Civili i gjykon gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës në çdo formë dhe pret nga Qeveria dhe secila ministri dhe institucion në nivel lokal dhe nacional, të lirohen nga ekstremistët në strukturat e tyre. Aktivistët për të drejtat e njeriut nuk janë të obliguar ta punojnë punën e institucioneve!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button