LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk bien dakord për zhvillimin e ekonomisë në Maqedoninë e Veriut

LSDM-ja në pushtet dhe opozita VMRO-DPMNE diskutuan sot nëse ka përparim ekonomik në Maqedoni. Sipas zëdhënësit të LSDM, Kostadin Kostadinov, Maqedonia, e kryesuar nga qeveria e Zoran Zaev, lëviz drejt një ekonomie të fortë, transmeton REL.

“Konfirmimi që po shkojmë drejt një ekonomie të fortë janë pesë parametra kryesorë ekonomikë: rritja e PBB prej 3.7 përqind në tremujorin e fundit të vitit 2018, një rekord investimesh të huaja prej 624.5 milion euro në vitin 2018, prodhimi industrial në 2018 është më i larti në shtatë vitet e fundit (5.4%), rritja më e madhe në pagën mesatare prej 8.1% në dhjetor 2018 (25.784 denarë) dhe parametri i pestë – pagat rriten, ndërsa papunësia është në rënie, historikisht më e ulëta nën 20% “, tha Kostadinov.

Për VMRO-DPMNE e gjithë kjo është “manipulim me qytetarët”.

“E sa më mirë jetojnë qytetarët, flasin shifrat e  500,000 qytetarëve të varfër, 70% e qytetarëve marrin pagë më të ulët se mesatarja, dhe më shumë se 140,000 të rinj jetojnë në varfëri, përveç fëmijëve të zyrtarëve të LSDM-së që marrin paga mbi mesatare. Maqedonia ka PBB prej 2.05%, që është shumë larg nga 5 ose 7% që Zaev premtoi kaq shumë. Për herë të parë në histori, borxhi publik tejkaloi 5 miliard euro”, reagoi Qendra për Komunikimet e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button