Inspektorati Farmaceutik sekustron barna ilegale

Inspektorati Farmaceutik i MInistrisë së Shëndetësisë, pas inspektimeve ad-hoc të kryera mbrëmjen e kaluar në tre subjekte farmaceutike private ka sekuestruar qindra kilogramë barna ilegale, transmeton Klan Kosova.

Bëhet e ditur se pas marrjes së informates nga Njësie Hetuese e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, se në një garazh privat dyshohet se ka barna ilegale, IF ka organizuar tre ekipe inspektorësh dhe me asistencë të Policisë së Kosovës ka kryer inspektimet në vendet e dyshuara për mbajtje të barnave ilegale. Gjatë inspektimit, inspektorët kanë gjetur qindra kilogramë barna ilegale të grupeve të ndryshme farmaceutike.

Po ashtu, janë gjetur barna pa banderola, por me hyrje të rregullta (leje për autorizim), si dhe barna me banderola të Serbisë, etj.

Theksohet se të gjitha këto barna janë evidentuar dhe konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik dhe me to do të procedohet sipas legjslacionit në fuqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button