Vetëvendosje me aksion simbolik ndaj punësimeve partiake

“Partneriteti publiko-partiak; Prona publike, punëtorët e partisë”, është mbishkrimi që aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vendosur tek objekti i Postës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Përmes këtij aksioni simbolik, Lëvizja Vetëvendosje,  ka shprehur revoltën ndaj punësimeve partiake në kompanitë publike, transmeton Klan Kosova.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, tha se ky aksion është denoncues në lidhje me dukuritë e fundit për përdorimin e sektorit publik për qëllime të sistemimit të familjarëve të liderëve.

“Pasuria që i shpëtoi likuidimit nga privatizimi tani po gllabërohet nga familjarët e liderëve në Kosovë, kanë filluar një fushatë masive të punësimit të familjarëve në kompani publike si Telekom që është e vetmja alternativ që i japin ata ndaj një situate të rëndë në sektorin publik”, tha Zogiani.

Sipas tij, Kuvendi ka sjell disa rezoluta për shpëtimin e kompanive publike, por sipas tij, ato nuk respektohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button