Izraeli hap zjarr ndaj tubimit në Gaza duke vrarë dy palestinezë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se dy palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, duke përfshirë e fotoreporterin e Anadolu Agency (AA) gjatë tubimit të së premtes në “zonën tampon” mes Gazës dhe Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një kumtese, zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra ka konfirmuar se dy palestinezë të moshës 18 dhe 29 vjeçare u vranë nga të shtënat e ushtrisë izraelite.

Fotoreporteri i AA-së, Ali Jadallah, po ashtu mbeti i plagosur gjatë demonstratave. Aktualisht ai po kurohet në një spital në afërsi të vendit të ngjarjes.

Më shumë se 250 protestues janë vrarë që nga marsi i vitit të kaluar kur palestinezët filluan të mbajnë demonstrata të rregullta përgjatë “zonës tampon” mes Gazës dhe Izraelit.

Demonstruesit kërkojnë të drejtën që refugjatët palestinezë të kthehen në shtëpitë e tyre në Palestinën historike, pasi ata u dëbuan që aty për t’i hapur rrugë krijimit të shtetit të ri të Izraelit.

Ata gjithashtu kërkojnë përfundimin e bllokadës 12-vjeçare të Izraelit ndaj Rripit të Gazës, që ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar qasjen e rreth dy milionë banorëve për shumë produkte bazë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button