Aurela Gaçe nuk qëndroi dot indiferente! Dy fjalë për albumin e ri të Tunës

Artistja vlonjate Aurela Gaçe njihet për mendimet e saj pa dorashka dhe nuk i kursen ato qofshin si kritika e aq më tepër siç rrallë bëjnë VIP-at, vlerësime për kolegët e tyre, shkruan Bordo.al. 

Një mesazh pozitiv vlerësimi Aurela e ka dhënë së fundmi për artisten nga Shkupi, Altuna Sejdi, pak pasi kjo e fundit publikoi 7 këngë të reja, pjesë e albumit të saj të ri “Fortuna”.

“Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë singëllash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket se albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. “, shkruan ylli i muzikës shqiptare.

Artistja e njohur e live-t vijon më tej duke shkruar se nuk mund të qëndrojë dot indiferente e të mos vlerësojë me dashuri punë të tilla të arrira. “Është shpresë për të dhënë më shumë”, përfundon artistja.

Tuna publikoi pak ditë më parë albumin e saj të ri me 7 këngë të reja, të gjitha të shoqëruara me video që tashmë gjenden edhe në YouTube. Artistja ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si Armend Rexhepagiq e Ylli Limani ndërsa pjesa më e madhe e teksteve mbajnë firmën e Aida Barakut, e njohur për penën e saj. Muzika e këngëve i është besuar një tjetër emri të njohur si Darko Dimitrov, njëkohësisht autor i shumë hiteve shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button