fbpx

Osmani: Përfitimin nga zbatimi i IPA 2 qytetarët do ta ndjejnë në mënyrë të drejtpërdrejt

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinatori Nacional për IPA,  Bujar Osmani, kryesoi me Komitetin e katërt monitorues së bashku me Dejvid Kulen nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore (DG NEAR), në të cilën pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut.

“Zbatimi i IPA-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet me një dinamikë, që është e rëndësisë së veçantë duke e pasur parasysh edhe ndjeshmërinë e periudhës për integrimet tona evropiane. Edhe pse po ballafaqohemi me sfida të caktuara, tani më e mbyllëm programin IPA 1 dhe mund ti përkushtohemi në përgjithësi miratimit të IPA 2. Kemi programe ambicioze realizimi i të cilëve dukshëm di të ndikojnë në përmirësimin e standardit të qytetarëve, por do të ketë edhe rëndësi të veçantë në afrimin e institucioneve, dhe në përgjithësi në vend drejt standardeve të BE-së”, theksoi zëvendëskryeministri Osmani.

Në vazhdim të mbledhjes u shqyrtuan edhe statuset e implementimit të IPA 1 dhe 2, si dhe të gjitha revizionet e porositura nga ana e DG NEAR, të përditësuara në mënyrë të përshtatshme nga ana e institucioneve nacionale dhe u konstatuan informacionet në vijim: programimi i IPA 2 pothuajse tërësisht (96%) e përfunduar; një e pesta e tyre ose 23% nga programet janë lidhur marrëveshje; dhe për pjesë të caktuar, apo për 12% nga marrëveshjet e lidhura, tani më janë kryer edhe pagesat për kontraktuesit.

Komiteti Monitorues paraqet formë më të lartë të bashkëpunimit me shërbimet e Bashkimit Evropian, qëllimi i të cilit është të shqyrtohet efektiviteti, efikasiteti, cilësia, koherenca, koordinimi dhe pajtueshmëria në përgjithësi në zbatimin e aktiviteteve në kuadër të IPA-s dhe përmbushja e qëllimeve të tyre, si dhe shkëmbim i informacioneve dhe përputhshmëri të aktiviteteve që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme.

Para fillimit të mbledhjes për Komitetin Monitorues për IPA, zëvendëskryeministri Osmani kishte takim të veçantë me përfaqësuesin e Drejtorisë për Zgjerim (DG NEAR) Dejvid Kulen, ku diskutuan për reformat e zbatuara në kuadër të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button