Shqipëri, Basha prej Brukseli: S’mund të bëjmë kompromise me demokracinë

Teksa protestuesit kanë bllokuar disa rrugë të Tiranës, ajo që vihet re është mungesa e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili ndodhet në Bruksel për disa takime, njofton TCH.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ai thekson fjalën e presidentit të PPE-së, Joseph Daul, se nuk mund të bëhen kompromise me demokracinë.

“Presidenti i PPE-së, Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias”. PD-ja po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE-së, familjes sonë politike”, shkruan Basha.

LEXO: Opozita në Shqipëri protestoi pesë orë: Rruga jonë nuk ka kthim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button