Bexheti: Nuk do t’i legalizoj platformat në Matkë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, në konferencën e sotme për shtyp për platformat e egra në Matkë, tha se nuk do t’i legalizojë, por se nuk mundet që t’i prish pasi që ka kërkesë për legalizim, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, komuna ka punuar në këtë problem dhe është konstatuar se në Matkë ka tre platforma të cilat janë ndërtuar në mënyrë jo të rregullt, por të njëjtët janë ndërtuar tani, por shumë më herët, ndërkaq ai vetëm i ka trashëguar.

“Ky është rast i vjetër me Matkën dhe nuk jo rastësisht komuna është e para që ka deklaruar se ka tre platforma të cilat janë ndërtuar në mënyrë jo të rregullt dhe për të cilat që në deklaratën e parë kam thënë se nuk jam për legalizimin e tyre, pasi që nuk i plotësojnë kushtet për legalizim. Por, megjithatë patjetër duhet që të kemi kujdes për procedurën. Ne nuk kemi vlerësuar dhe as tani nuk vlerësojmë se vetëm ai është problemi në Matkë. Jam i sigurt se deri më sot dhe në të ardhmen do të tregohet tensioni rreth kompetencave të Matkës”, tha Bexheti.

Ndryshe, Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë “me të dëgjuar” për rastin e platformave në Matkë. Ata kanë vendosur të veprojnë, pasi që siç tha ajo, institucionet janë shpallur si jokompetentë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button