Masa “Fëmija i tretë” nuk dha rezultate, harxhimet e shtetit janë rritur, ndërsa nataliteti ka rënë

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Spagjana Mitovska në edicionin e mbrëmshëm të emisionit debativ Magazina ekonomike”, duke folur për efikasitetin e shtesës së fëmijës së tretë, ka treguar pakuptim fondamental për sistemin e vetë terminit “masa demografike”, transmeton Portalb.mk.

Duke u referuar në numrin e rritur të shfrytëzuesve, deputetja konfirmoi se “masa me vete ka dhënë rezultat”, që është përfundim i gabuar. Në të kundërtën, edhe përkundër numrit të rritur të shfrytëzuesve, rrjeti nuk jep rezultate demografike. Nataliteti në kohën e VMRO-së ka rënë në mënyrë dastike edhe pas vendosjes së masës “fëmija i tretë”. Sipas të dhënave, nataliteti në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2010 ka qenë 11.8, ndërsa në vitin 2017, 10.5. kjo masë ka pasur mundësi të implementohet 10 vjet, por dukshëm nuk ka dhënë rezultate.

Së bashku me numrin e shfrytëzuesve të masës, janë rritur edhe harxhimet e shtetit. Edhe përkundër faktit që nataliteti ka rënë, Qeveria ka harxhuar 208 milionë euro për pagesën e shtesës për fëmijën e tretë dhe të katërt.

Të gjitha këto të dhëna konfirmojnë se masa për fëmijën e tretë është dizajnuar keq dhe është joefikase që nga fillimi.  Kështu për shembull, shtesë për fëmijën e tretë kanë marrë edhe familjet në gjendje të mirë ekonomike dhe nuk ka pasur asnjë përkufizim në lidhje me këtë. Reformën sociale që e ka punuar udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale vendos sistem të ri efikas të mbrojtjes sociale. Me këtë, sigurohet shoqëri e barabartë për të gjithë dhe paratë shkojnë kah qytetarët të cilët kanë më shumë nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button