Shkaku i Ronaldos, Juventusi nuk do të përgatitet për sezonin e ri në SHBA

Juventus do të luajë ndeshjet para përgatitëse të sezonit të ardhshëm vetëm në Azi.

Sipas New York Times, organizatorët e Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve kanë planifikuar që “Zonja e Vjetër” të luajë vetëm jashtë SHBA-ve, Kinës dhe Singaporit.

Arsyeja për këtë janë problemet ligjore që Cristiano Ronaldo ka me autoritetet amerikane, ku po hetohet për përdhunim të amerikanes, Catherine Majorga, transmeton Telegrafi.

Cristiano Ronaldo (Foto by Gabriele Maltinti/Getty Images?guliver)

Futbollisti pretendon të jetë i pafajshëm që nga paraqitja e akuzave, edhe pse dhjetë vjet më parë avokati i tij ka paguar bukuroshen që të hesht për incidentin që thuhet se ka ndodhur para dhjetë vjetëve në Las Vegas.

Një zëdhënës i klubit, i cili është i vendosur të fitojë titullin e tetë të Serie A, këmbënguli se “shkuarja në lindje” në Azi ishte normale pasi kaloi para sezonet e fundit në kupën në Amerikë.

Vitin e kaluar, Juventusi luajti në New Jersey, Philadelphia dhe Landover në Maryland.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button