Ministria e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive ka hyrë në Kuvend

Në procedurën kuvendare kanë hyrë propozimet për ndryshime të Ligjit për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore dhe të Ligjit për Qeveri me të cilat parashihet themelimi i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe shuarjen e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Me ndryshimet ligjore mundësohet edhe riorganizim, avancim dhe definim të kompetencave dhe puna e më shumë organeve të administratës shtetërore të cilat në kompetencat e tyre kryejnë punë të cilat kanë të bëjnë me sistemin politik, zbatimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit.

Nga 1 qershori të këtij viti të punësuarit, pajisjet, dokumentacionin dhe mjetet tjera nga Drejtoria për zhvillim dhe avancim të arsimit dhe gjuhëve të përfaqësuesve të bashkësive, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive i ka ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, me ditën e fillimit të aplikimit të këtij ligji, të punësuarit, pajisjet, dokumentacionin dhe mjetet tjera nga Drejtoria për Afirmim dhe Avancim të Kulturës së përfaqësuesve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë, Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive i ka marrë nga Ministria e Kulturës.

Parashikohet që në propozimin e kryetarit të Qeverisë në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të vendimeve të reja ligjore të zgjidhet ministër i cili do të udhëheq me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe zëvendësministër.

Ajo që duhet të vërehet është se në ndryshimet ligjore theksohet se implementimi tërheq obligim për sigurimin e mjeteve shtesë financiare dhe obligime materiale për subjekte të ndara, por nuk theksohet se për sa para bëhet fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button