Tiranë: Veliaj ka konfirmuar kandidimin për një mandat të dytë(VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka konfirmuar se do të kandidojë për një mandat të dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit, njofton ABC News.

Këtë e bën të ditur dy ditë para Kongresit të Partisë Socialiste ku pritet që kryeministri Edi Rama të zyrtarizojë kandidaturën e tij përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Përmes këtij videomesazhi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i kërkon  banorëve të kryeqytetit të jenë të pranishëm në sheshin “Nënë Tereza” të shtunën. Ndërkohë Veliaj iu thotë qytetarëve të Tiranës se ka nevojë për një dorë që katër vitet e ardhshme ta çojë Tiranën edhe më përpara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button