Është rritur kuota e barnave në barnatoret e Maqedonisë për muajin mars
Gjithsej 776 shtëpi private shëndetësore-barnatore me të cilat për momentin Fondi për Sigurim Shëndetësor ka të nënshkruar kontratë, për muajin mars 2019 do marrin rritje të baraspeshuar të kuotave për ilaçe prej 12 mijë denarë, njoftojnë nga FSSH, njofton Lajmi.net.
“Rritja lineare e kuotave prej 12 mijë denarë shtesë ofrohet për secilin institucion shëndetësor-barnatore, përveç barnatoreve me kuota maksimale mujore prej 650.000 denarë dhe do të vlejë vetëm për muajin mars.
Fondi dëshiron të theksojë se një nga kushtet për rritjen mujore të kuotave është që barnatoret që lëshojnë së paku 20% të ilaçeve për të cilat siguruesit nuk duhet të paguajnë”, thuhet në deklaratë.
Nga Fondi njoftojnë se po vazhdojnë me kujdes të monitorojnë gjendjen e ilaçeve me recetë në barnatore.
LEXO: Në Maqedoni janë rritur kuota e barnave si pasojë e gripit