OJQ “CIVIL” ka konstatuar parregullsi në periudhën parazgjedhore

Në bazë të monitorimit afatgjatë zgjedhor të OJQ CIVIL, është konstatuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale ka filluar para kohe, edhe pse sipas  Ligjit fushata fillon më 1 prill, tre javë para ditës së zgjedhjeve.

“Një pjesë e folklorit parazgjedhor gjatë proceseve paraprake zgjedhore ishin dhunë strukturore, gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme, korrupsioni, financimi joligjor politik, keqpërdorimi i pozitës zyrtare, blerja e votave, presionet, kërcënimet dhe kushtëzimet. CIVIL-i shënon se një pjesë e madhe të mangësive të mëparshme, parregullsive dhe praktikave mashtruese në proceset zgjedhore janë pjesërisht të tejkaluara me risitë në Kodin Zgjedhor, forcimin e një pjese të institucioneve relevante dhe hapave tjerë në reforma”, thuhet në kumtesë .

CIVILi i ndjek me gjendjet në terren dhe veç më ka konstatuar parregullsi dhe dukuri negative në këtë proces zgjedhor.

“Si zakonisht, CIVIL-i si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, monitorimin në masë të madhe e bazon në paraqitjet nga qytetaret dhe qytetarët, gazetarët qytetarë dhe qindra mbështetës dhe anëtarë të organizatës anembanë vendit. CIVIL-i përkujton se secila informatë në këtë periudhë, është e rëndësishme. Nuk ekzistojnë informata të parëndësishme. Prandaj, pavarësisht nga formati: fotografi, video, postime në rrjetet sociale dhe çdo lloj tjetër komunikimi, dëshmi personale ose  ndodhi, janë të mirëseardhura”, shtojnë nga CIVIL.

Të gjithë që dëshirojnë të ndihmojnë në monitorimin zgjedhor mund të kyçen si vëzhgues afatgjatë ose afatshkurtë të CIVIL-it. Paraqitjet mund të dërgohen në mesazh në postë elektronike ([email protected]), Fejsbuk, përmes telefonit (02 / 5209 176), në paraqitjen onlajn  për parregullsi zgjedhore ose personalisht në selinë e organizatës në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button