Pas Policisë, autobusët e transportit në Shkup nën thjerrëzën e Inspektoratit

Pas Policisë së Komunikacionit, autobusët e transportit publik të Shkupit sot u janë nënshtruar kontrollit të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit. Shefi i Inspektoratit, Mirosllav Bogdanovski njoftoi se në inspektim janë të përfshirë autobusë të ndërmarrjeve private “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres” si dhe të Ndërmarrjes të Transportit Publik (NTP), transmeton Portalb.mk.

Udhëheqësi i sektorit të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Mirosllav Bogdanovski

“Para se të paraqiteni ju, sapo fola me inspektoren, kemi ankesa nga qytetarët dhe për momentin është duke u realizuar kontroll inspektues. Inspektimi është duke u kryer ndaj të gjithë autobusëve, si ndaj të NTP-së edhe ndaj privatëve. Me GSP janë duke u ndjekur autobusët, kush nuk ka ardhur, kush është vonuar në stacion, dhe a qarkullojnë në korsinë e duhur. Sa i takon aspektit teknik, ne nuk e kontrollojmë atë pjesë”, tha Bogdanovski.

LEXO: Kontrolli i jashtëzakonshëm: 11 ndërmarrjeve private u janë shkyçur autobusët nga transporti publik (Infografik)

Paraprakisht, ndaj autobusëve të transportit publik të Shkup është realizuar edhe kontroll teknik i jashtëzakonshëm, i cili nga qarkullimi i shkyçi 14-të autobusë. Kontrolli i jashtëzakonshëm i autobusëve në Shkup, erdhi pas aksidentit me pasoja vdekjesh të autobusit të Gostivarit “Durmo Turs” në Llaskarcë, më 13 shkurt të 2019-s. Paraprakisht, në kontrolle teknike kanë qenë autobusët që qarkullojnë për në Gostivar.

LEXO: Udhëtojmë me autobusë të moshës madhore, mbi 18 vjet të vjetër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button