Është ngritur aktakuzë për vrasjen në vendbanimin e Shkupit “Dame Gruev”, kërkohet paraburgim për vrasësin

Prokuroria Themelore Publike – Shkup nëpërmjet një kumtese dërguar në media njofton se deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, transmeton Portalb.mk.

Pas zbatimit të procedurës hetimore gjithëpërfshirëse, prokurori kompetent publik konfirmoi se i akuzuari me paramendim e ka privuar nga jeta tani më të ndjerin, N.D. nga Shkupi më 28.12.2018 në rrugën “Mali Sharr” në Shkup.

“Personi i akuzuar para se ta kryejë vrasjen, nga shtëpia e gjyshit të tij ka marrë pistoletën për gjueti dhe e ka fshehur në shkurret e rrugës Mali Sharr. Pastaj i ka lajmëruar tashmë personit të vdekur që t’i tregojë se në veturën BMW  i është paraqitur defekt në vend dhe se me vete i ka marrë 850 eurot të cilat ia kishte borxh. Pasi viktima kishte arritur në vendin e cekur me veturën e tij Wolkswagen Passat, kryerësi i veprës ka shkuar dhe është ulur në ulësen e përparme  të veturës. Në bisedën e tyre që e kanë zhvilluar, i akuzuari i ka thënë personit tashmë të ndjerë se paratë që i ka sjellë janë me valutë euro dhe se duhet t’i prish në këmbimore. Por, para se të shkojnë, kryerësi i veprës ka dalë nga vetura dhe e ka lënë derën e hapur. E ka lutur ta presë, dhe ka shkuar te shkurret, e ka marrë pistoletën dhe sapo është kthyer e ka gjuajtur me një plumb ndaj personit. Plumbi i dytë nga pistoleta erdhi pasi i dëmtuari ka bërë përpjekje të ngrihet dhe të dalë nga vetura”, njofton Prokuroria.

Prokuroria njofton se njëkohësisht me dorëzimin e aktakuzës, prokurori kompetent publik deri në gjykatë ka dorëzuar edhe propozim të veçantë për vazhdimin e masës paraburgim për të akuzuarit për shkak ekzistimit të rrezikut për kryerje të ndonjë vrasje tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button