Me shpejtësinë e kërmillit: pesë vite po riparohen 31 km të hekurudhës në Negotinë te Korridori 10  

Në vend se të qarkullojnë me shpejtësi prej 120 kilometra në orë, tashmë për të pestin vit me radhë trenat e hekurudhës Nogaevcë deri në Negotinë lëvizin me shpejtësi të zvogëluar për shkak riparimit të jashtëm të Korridorit Hekurudhor 10, me gjerësi prej 31 kilometra. Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski në dhjetor të vitit 2013 e shënoi fillimin e rehabilitimit të këtij segmenti nga hekurudha kryesore në vend, por deri në ditën e sotme janë tejkaluar të gjitha afatet për mbarimin e projektit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Irfan Asani, drejtor i Ndërmarrjes Publike të Infrastrukturës Hekurudhore “Hekurudha të Republikës së Maqedonisë”, në një deklaratë për Meta.mk theksoi se deri tani janë përfunduar rreth 82% të punëve ndërtimore. Ai theksoi se dy shkaqe kryesore kanë çuar deri në zvarritjen e riparimit të hekurudhës.

Intensiteti më i madh i punëve, thekson drejtori Asani, janë zhvilluar gjatë kohës së krizës së emigrantëve nga viti 2015, kur duhej të ndërpreheshin aktivitetet në terren.

“Në ndërkohë, ndodhi edhe situata ku kompania – prodhues përballet me proces të riparimit të vetvetes dhe të ndonjë procesi të mbylljes të më shumë kompanive në hollding dhe kjo është edhe një element plus që për momentin na vendos në pozitë të pakënaqur”, tha Irfan Asani.

Ndërmarrja Publike e Infrastrukturës Hekurudhore është në konsultime të vazhdueshme me qeverinë dhe shumë shpejt do të dihet se cili opsion do të zgjedhet për mbarimin e riparimit të hekurudhës Nogaevci – Negotinë. Njëra mundësi është të ndërprehet marrëveshja me Kompaninë bullgare “CK – 13 Hollding JSC” dhe të kërkohet prodhues tjetër. Kjo do të çonte në prolongimin e mëtutjeshëm të punimeve, kështu që parasysh është ndërrimi i opsionit për mbarimin e projektit të prodhimtarit ekzistues.

Për riparimin e hekurudhës Nogaevcë – Negotinë është marrë kredit në shumë prej 9.4 milionë euro nga Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim. Me rehabilitimin duhej të bëhej zëvendësim të pragjeve dhe binarëve të vjetra, si dhe rehabilitim i vijës së poshtme të vijës hekurudhore, me të cilin do të rritej shpejtësia e lëvizjes së trenave në vijën më të rëndësishme hekurudhore në vend.

Qeveria aktuale para një muaji e miratoi propozimin e Programit nacional për infrastrukturë hekurudhore për periudhë prej vitit 2019 deri 2021, me të cilin parashikohet në dy vitet e ardhshme të mbarojë ky projekt për riparimin e hekurudhës në Korridorin 10.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button