Parku i Xhamisë së Larme në Tetovë nuk po shkatërrohet, por po rindërtohet

Ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta nga qytetarët e Tetovës për prerjen e drurëve në parkun e Xhamisë së Larme. Megjithatë, parku i Xhamisë së Larme nuk po shkatërrohet, por po rindërtohet. Kompania “Kipper” do të investojë 120 mijë euro për ndërtimin e këtij parku, dhe ka filluar nga krasitja e drunjve të vjetër, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të marra nga zbatuesit e projektit, për ndërtimin e parkut është marrë leje si nga Komuna e Tetovës ashtu edhe nga udhëheqësit e Xhamisë së Larme, gjë që e ka konfirmuar edhe Komuna e Tetovës.

“Me vendim të këshillit komunal, Komuna e Tetovës ka bërë pranimin e donacionit nga Kompania Kipper për rregullimin e hapësirave të parkut të Xhamisë së Larme të qytetit”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Parku i Xhamisë së Larme, TetovëMë datë 18 mars ka filluar krasitja e drunjëve të vjetër mbi 30 vjet, gjë që ka shkaktuar reagim te banorët. Ata apelojnë që t’i kushtohet kujdes prerjes së drunjëve të vjetër, pavarësisht ndërtimeve.

“E kuptojmë se po ndërtohet parku mirëpo krasitja e drunjëve po bëhet në mënyrë shumë radikale. Drunjtë duhet të krasiten nga profesonistë që të kenë edhe pamjen estetike”, tha njëri nga banorët.

Parku i Xhamisë së Larme, Tetovë
Parku i Xhamisë së Larme, Tetovë

Në projekt parashihet instalimi i sistemit të ujitjes, vendosja e 36 stoleve, ndriçim i parkut, vendosja e më shumë koshave për plehra, tre qendra për ujë për pije, bar i ri dhe rrugica të reja.

Nga Komuna e Tetovës thanë se projektin e ka realizuar studioja projektuese BMA.

Nga kompania investuesve thonë se pas ndërtimit të parkut, i njejti do të mirëmbahet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button