ASH pyet Kryeministrin Zaev: Ata që zgjidhnin Prokurorë nga ,,defteri i Mijallkovit” a mund të vendosin për fatin e PSP?

Pas përfundimit të takimit të parë të grupeve të punës për fatin e  PSP-së, i cili përfundoi pa marrëveshje, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët duke i drejtuar pyetje kryeministrit Zaev, se si mund që protagonistët e të  ashtuquajturave “bomba’ sot të vendosin për fatin e Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Portalb.mk.

“Bisedimet e fshehta mes Kryeministrit Zaev dhe Liderit të VMRO-së Hristijan Mickovksi, për fatin e PSP, duke përjashtuar opozitën shqiptare për krijimin e një konsensusi politik me të gjerë, lënë për të dëshiruar se Maqedonia e Veriut vazhdon edhe më tej të promovoj diskursin etnocentrik dhe përjashtues. Inkuadrimi i BDI-së në këtë proces me anë të zyrtarëve që ishin pjesë e ,,bombave” dhe janë aktorët kryesorë që degjeneruan sistemin e drejtësisë duke e politizuar dhe patrazuar pa fund siç është rasti me Blerim Bexhetin i cili do të përfaqësojë BDI-në në grupet punuese për propozim ligjin e PSP, paraqet skandal  të pa precedent.

Shtrohet pyetja çfarë legjitimiteti ka BDI-ja që nëpërmjet Blerim Bexhetit, i cili së bashku me Musa Xhaferin zbatonin urdhrat e Sasho Mihajllkovit për të emëruar Prokurorë dhe Gjykatës të lartë republikan.

A thua vallë tani nëpërmjet kornizës ligjore, do ta bëjnë PSP një Gjykatë partiake speciale që do ti amnistoj të akuzuarit dhe te dyshuarit e BDI dhe VMRO të cilët janë pjesë e lëndëve të PSP?

I bëjmë thirrje Kryeministrit Zaev që të ndalojë me lojërat e tij dhe me drejtësinë e sidomos me Prokurorinë Publike Speciale, aq me tepër që ka zgjedhur VMRO-në dhe BDI-në të përfaqësuar nga Blerim Bexheti për të caktuar fatin ligjor te PSP”, thuhet në reagimin nga Aleanca për shqiptarët.

Nga kjo parti e ftojnë kryeministrin Zaev që të të krijoj konsensus të gjërë politik për të krijuar ambient politik, për të siguruar perspektive dhe pavarësi të plotë Prokurorisë Publike Speciale, dhe më pas të krijohen grupe ekspertësh a partiakë që do të hartonin propozim ligjin i cili do të ishte në korrelacion me idenë e themelimit të PSP, si organ i pavarur Gjyqësorë që do merrej me ndjekjen penale të zyrtarëve të dyshuar për krim dhe korrupsion që ishin pjesë e përgjimeve telefonike.

Pas takimit të mbrëmshëm të Grupeve të punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska, deklaroi se opozita kërkon që PSP, të punojë në kuadër të Prokurorisë publike. Nga VMRO-DPMNE, thonë se të enjten do të dorëzojnë amendamentet. Takimi i radhës është paralajmëruar për të premten.

LEXO: Qeveria dhe opozita pa marrëveshje për Prokurorinë Speciale Publike

LEXO: Ligji për PSP-në, Zaev: Kush jemi unë dhe Mickoski të tregojmë se cilët prokurorë duhet të zgjedhen?

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button