5 arsye surprizuese pse nuk ndiheni të lumtur!

Ndjenja e boshllëkut dhe e zbraztisë mund të na çojë në një diagnozë të depresionit dhe kjo ndodh për shkak të disa indikacioneve të gabuara. Por, ndonjëherë ju ndiheni jo të mjaftueshëm me veten dhe mund të jetë e vështirë të kërkoni arsyet pse thjesht nuk jeni aq të gëzuar sa do donit të ishit. Carolin Müller, një psikologe e njohur në botë i tha INSIDER-it se ka shumë shenja që mund të shpjegojnë pse nuk ndihesh i/e lumtur. Këtu janë pesë nga ato më të habitshmet…

1. Nuk jetoni momentin

Mbi-ngopja e trurit me gjithfarë mendimesh se çfarë ka ndodhur apo çfarë do të ndodh do të thotë që ti nuk mund të zhvendosesh në një gjumë të thellë dhe të rehatshëm, duke u zgjuar jo e rifreskuar apo plot energji. “Nëse gjithmonë mendoni për të ardhmen dhe të kaluarën, nuk shpenzoni shumë kohë për të tashmen. Unë kam pasur pacientë të cilët jetonin krejtësisht në të kaluarën, me gabimet e së shkuarës, dhe aspak me të tashmen. Pse ata që projektojnë të ardhmen, humbin gjërat e momentit dhe ato që duan më shumë”, thotë Müller. Pra, mungesa e lumturisë vjen si rezultat i mendimeve tona negative.

2. Ju e shihni veten si viktimë

Ndonjëherë njerëzit nuk mund ta ndalojnë ta shohin veten si viktimë, thotë Müller, gjithmonë duke pyetur “pse unë”? Por realiteti është ky, kjo mund të ndodhë me të gjithë, kështu që pse jo juve? Mënyra për të riformatuar mendjen tuaj është për të ndaluar përgjithësimin. “Nëse e sheh veten si viktimë, ju e bëni veten viktimë dy herë”, thotë Müller.

3. Ju nuk mund të jeni vetëm

Shumica e njerëzve nuk përfundojnë duke shijuar ditët me dashurinë e parë, kështu që shanset janë që ju do të kaloni nëpër një shpërbërje ose ndarje. Por nëse keni qenë në marrëdhënie gjatë gjithë jetës suaj adulte, dhe nuk keni qenë asnjëherë e vetme, ideja mund të jetë e tmerrshme. Kjo është arsyeja pse disa njerëz kërcejnë nga njëri partner tek tjetri, pasi të qenit me personin e gabuar është më mirë se të qenit me askënd. Por, sipas psikologëve të mësuarit me idenë e çiftit nuk do t’ju bëjë juve më të lumtur për një kohë të gjatë. Duhet që marrëdhënia juaj të jetë e dobishme, mbi të gjitha.

4. Trupi juaj nuk po merr atë që ka nevojë

Në përgjithësi, nëse ndihesh keq ka gjëra themelore që e shkaktojnë këtë gjë. Të mos ngrënit mjaftueshëm, ose të ngrënit keq, të mos kujdesesh për veten, për marrëdhëniet e tua, etj. Ju keni një kuptim në jetën tuaj. Shkoni në natyrë, shihni më shumë lule, pemë, gjelbërim dhe më pak beton, kujdesuni për kafshët dhe njerëzit më të rëndësishëm për ju. Vetëm kështu do të arrini të gjeni lumturinë, në gjëra të vogla që ndoshta më parë as i kishit imagjinuar.

5. Emocionet tuaja ju kontrollojnë

Müller praktikon psikologjinë budiste, e cila ka të bëjë me kontrollin e mendjes suaj. Kjo do të thotë se emocionet tuaja nuk kanë një mbikëqyrje mbi ju dhe diktojnë mënyrën se si silleni, sepse e pranoni mendjen tuaj është vetëm një mjet që ju ndihmon të kuptoni botën.”Përdorni mendjen tuaj në mënyrë që të jetë e dobishme për ju. Dhe shikoni se çfarë mund të bëjë, është e mahnitshme, mund ta zgjidhësh enigmën më të mahnitshme, mund të bësh fjalëkryqe dhe të ndërtosh bomba atomike. Nëse emocionet tuaja negative janë të pakontrolluara, ju nuk jeni kapiten i anijes tuaj, dhe ju do të jeni në gjendje ta drejtoni atë vetëm nëse ri-mendoni për të zgjedhur kur doni të reagoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button