fbpx

Jamesi presion Dortmundit: Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, s’na ndal askush!

James Rodriguez nuk ka dyshime se nëse Bayerni do të vijojë të ruajë këtë ritëm edhe pas pauzës së kombëtareve atëherë askush nuk do të mundë t’i ndalë ata të arrijnë fitoren e Bundesligës çka do të përkonte të ishte titulli i shtatë radhazi për kampionët në fuqi të Gjermanisë, njofton TCH.

Me pikë të barabarta tashmë me Borussian e Dortmundit përkatësisht me nga 60 të tilla, por të parët në klasifikim me +41 gola ndaj +34 të verdhezinjve gjermanë. 17 gola në tre ndeshjet e fundit dhe vetëm një i pësuar Bayerni tanimë i mbeten edhe vetëm 8 ndeshje të tjera deri në uljen e siparit të Bundesligës.

“Nuk i referohem ecurisë së Dortmundit, por punës së mirë që po bëjmë, ndaj nëse do të vijojmë të ruajmë këtë formë atëherë asgjë dhe askush nuk do të na ndalë të shpallemi sërish kampionë”.

Në të vërtetë kolumbiani James ka luajtur një rol vendimtar në sukseset e fundit që ka regjistruar Bayern Munich, duke shënuar plot katër gola dhe dhuruar tre asiste në 6 ndeshjet e fundit që janë mbyllur të gjitha me triumfin e bavarezëve.

Që nga rikuperimi i dëmtimit në gju që e la atë jashtë në muajt e fundit të 2018-ës, 27-vjeçari është rikthyer më në formë se kurrë dhe fuqia e tij tashmë mund të llogritet lehtësisht me statistika. Tashmë mbetet vetëm për t’u kuptuar nëse huazimi i tij nga Reali i Madridit do të firmosë një kontratë vazhdimësie me kampin gjerman gjatë kësaj vere.

Gjasat janë që nëse James do të vijojë të kontribuojë me kaq efikasitet në objektivin e Bayernit drejt titullit të shtatë radhazi të Bundesligës dhe të 28-in në Palmaresin e klubit gjerman, Bayerni do të blindojë lojtarin amerikano latin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button