fbpx

Debati për propozim ligjet e shërbimit të sigurisë: Mes lëvdatash dhe kritikave për qendërzim të fuqisë së kryeministrit Zaev

Debati për propozim-Ligjin për Agjencinë për Siguri Nacionale (ASN) dhe propozim-Ligjin për Koordinim të organeve të sigurisë dhe kundërzbulimit, në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), e përplasi pushtetin dhe grupin e ekspertëve, për qendërzimin e fuqisë, transmeton Portalb.mk.

Pushteti thotë se me propozim ligjet do të shpërndahet qendra e fuqisë për ndikim në shërbimet dhe se të njëjtat do të departizohen, kurse profesorët thonë se propozim ligjet do ta qendërzojnë fuqinë e kryeministrit, Zoran Zaev dhe do të hapin rrugë për keqpërdorim më të madh.

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se përpilimi i Ligjit të Agjencisë për Siguri Nacionale (ish Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim) do ta shkatërrojë qendrën e fuqisë, ndërkaq për Ligjin për trupin koordinues të shërbimeve të sigurisë dhe kundërzbulimit, tha se ajo do të mundësojë mbrojtjen e të dhënave, ndarjen e drejtë të pushtetit, vendosjen e kontrollit nga publiku, ndalimin e keqpërdorimit të shërbimit dhe tejkalimin e mangësive të funksionimit të shërbimit nga e kaluara.

U dhanë disa vërejtje: Ndryshimi konceptit të vlerave nuk është bërë në mënyrën e duhur; Institucioni duhet të hapet ndaj publikut, kurse të mbyllet në procedurat e hetimit; Kryeministri nuk duhet të kryesojë me Këshillin Koordinues; Nuk është dashur Drejtoria për Siguri Nacionale të riemërohet në Agjenci për Siguri Nacionale, sepse qytetarët nuk e kanë të qartë se çfarë mund të nënkuptohet me siguri nacionale; Nuk duhet të përdoret termi “zyre”, sepse kjo do të krijojë përshtypjen se bëhet fjalë për një trup të vogël, e jo organ;  Duhet të definohet qartë se kush duhet të ketë qasje deri te baza e të dhënave; Në Këshillin Koordinues duhet të përfshihet edhe presidenti i shtetit dhe kryetari i Kuvendit; Duhet të verifikohet autenticiteti i të dhënave dhe dokumenteve që do të merren nga jashtë shtetit.

Profesori Zllate Dimovski

Kritikat më të mëdha janë në kryesimin e këshillit koordinues nga kryeministri Zaev. Profesori Zllate Dimovski thotë se “krijohet përshtypja e se Këshilli është institucion politik”, ndërkaq profesori Marjan Gjurovski e hodhi në dyshim se me këtë këshill “mund t’i merren kompetencat presidentit të shtetit, të cilat parashihen me Kushtetutë”.

“Do të vë theks në bashkëpunimin e fshehtë. Është ndaluar që ato të dhëna që atij iu jepen, të mos jepen që të përdoren kundër tij. Ky është proces i lustrimit. Dhe vetë procesi i lustrimit është problematik, sepse ngjall frikë te qytetarët”, tha Dimovski.

Marjan Gjurovski

Profesori tjetër i Sigurisë, Marjan Nikollovski deklaroi se përveç Lustrimit, duhet të kemi kujdes edhe në Ligjin për hapjen e dosjeve.

“Kur jemi te përgjimi i krerëve shtetëror, kolegu im e përmendi Ligjin për lustrim, kurse unë do të shtoja edhe Ligjin për hapjen e dosjeve”, tha Nikollovski.

“Kryetarit të shtetit ka rrezik të ju merren kompetencat, edhe pse ato parashihen me Kushtetutë”, tha profesori Marjan Gjurovski.

Përndryshe, debati publik në Komision erdhi pasi që propozim ligjet kaluan leximin e parë. Miratimi i ligjeve vjen në kuadër të realizimit të reformave në shërbimin e sigurisë, si rezultat i skandalit të përgjimeve që u publikua nga atëherë partia opozitare, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me emrin “bombat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button