Në Suharekë janë vrarë dy persona

Në komunën e Suharekës sot kanë ndodhur dy vrasje, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se sipas informatave që kanë pranuar, një person është vrarë në një kazino në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm, transmeton REL.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Studenqan të po kësaj komune, ku ka mbetur i vrarë një person.

“Mund të konfirmoj se sot kanë ndodhur dy vrasje në komunën e Suharekës. Për këto dy raste do të mbahet një konferencë për media”, tha zëdhënësi Gashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button