Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka kërkuar t’i hiqet masa e paraburgimit

Ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili u arratis në Budapest,nëpërmjet avokatëve të tij gjatë katër muajve të kaluar ka mbushur Gjykatën e apelit me ankesa lidhur me masën e paraburgimit që iu shqiptua pas akuzave të lëndëve të PSP-së. Kjo  gjë u bë e ditur në raportin gjashtë mujor që publikoi Prokuroria Speciale Publike.

“Duke u bazuar në ankesën e dorëzuar në Gjykatën e apelit, nga ana e avokatit mbrojtës të Nikolla Gruevskit, në seancën e mbajtur më 15 janar 2019, e njëjta është refuzuar si pa bazë dhe vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi I e vërtetoi atë”, thuhet në raport, transmeton Tocka.mk, përcjell Portalb.mk.

Për disa nga ankesat e Gruevskit, Gjykata e apelit ende nuk ka dhënë përgjigje. Kurse të gjitha ankesat e Gruevskit gjykata i ka refuzuar, dhe mendim negativ për ankesat ka dhënë edhe PSP.

LEXO:Rasti “Talir”, 30 ditë paraburgim për Nikolla Gruevskin i cili qëndron në Hungari

LEXO:Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë në rastin “Titanik”

LEXO:Rasti “Traektorja”, Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë

LEXO:Ministria e Drejtësisë e ka dërguar kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit në Hungari

LEXO: Prokuroria ka kërkuar fletarrest ndërkombëtar për Gruevskin dhe Boshkovskin

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button