Dimitrov: Me Marrëveshjen e Prespës, shpresa mbizotëroi emocionet e tjera, ndërsa lidershipi – politikën ditore

Procesi i bisedimeve me zgjidhjen është shenjë e vetëbesimit të të dyja vendeve dhe të dy popujve, fitore e shpresës ndaj emocioneve të tjera, tha ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në panel diskutimin e organizuar nga Universiteti i Athinës “Pieras” në të cilin mori pjesë me ftesë të ish shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dimitrovi tha se “nëse ekziston leksion nga procesi i filluar në qershor të vitit 2017, i intensifikuar në dhjetor të vitit 2017 dhe janar të vitit 2018, ndërsa i finalizuar mes të dyja vendeve në qershor të vitit të kaluar, kjo është fitorja e vetëbesimit të të dyja vendeve, të të dy popujve”.

“Kjo gjithashtu është fitore e shpresës ndaj emocioneve të tjera, fitore e lidershipit shumëvjeçar mbi politikën ditore. Kjo nuk ndodh shpesh, sepse më së lehti është që të mos preket problemi ose të preket në atë mënyrë që do të të sillte pikë ditore politike. Ajo që ishte e vështirë është që të gjendej zgjidhje, kompromis”, theksoi Dimitrov në fjalimin e tij në panel diskutimin e Mesdheut Juglindor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button