Basha: Nuk ka stabilitet pa demokraci
as përfundimit të protestës së sotme të opozitës shqiptare në Tiranë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shkruar në Facebook se e gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci.
Basha ka publikuar dhjetëra foto dhe ka theksuar se nuk ka stabilitet pa demokraci, transmeton Top Channel.
Postimi i Bashës në Facebook:
Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve! Rroftë Shqipëria!