Protesta në Shqipëri, policia ndërhyn me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën para Parlamentit

15:00 Situata para parlamentit vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.

Së fundi, policia po vijon t’i bëjë apel protestuesve që të shpërndahen dhe të heqin dorë nga dhuna, pasi në të kundërt do të ndërhyhet forcërisht nga forcat e rendit.

Në apelin nëpërmjet altoparlantëve, policia ka lënë 5 minuta afat, që turma të shpërndahet dhe të mos qëllojë me sende të forta drejt policisë.

Ndërkohë pranë turmës kanë shkuar edhe kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe disa ish deputetë të kësaj force politike.

14:15 Vijon të jetë e tensionuar situata para Parlamentit, ku prej orës 12:30 është spostuar turma e protestuesve, pas thirrjes së drejtuesve opozitarë.

Policia ndërhyri fillimisht me gaz lotsjellës, por turma u shpërnda vetëm përkohësisht, për t’u rikthyer sërish më pas para godinës, transmeton Top Channel.

Nuk mungojnë as tentativat për të prishur barrierat rrethuese të parlamentit, por edhe hedhja e sendeve të forta drejt hyrjes.

Protesta në Shqipëri, 16.03.2019 Foto: Top Channel

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm i forcave të rendit, por zhvendosen drejt parlamentit, pasi ishin stacionuar fillimisht para kryeministrisë.

Policia ka bërë edhe një tentativë të dytë, duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa janë futur në veprim edhe makinat ujë-hedhëse, që synojnë të shpërndajnë turmën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button