KSHZ: Verifikim në Listën Zgjedhore kanë bërë 53.972 qytetarë

Deri më 14 mars të këtij viti edhe zyrtarisht ka përfunduar verifikimi në Listën Zgjedhore me rastin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave, Ohër, Novosellë dhe Dibër që do të mbahen më 21 prill të vitit 2019, verifikim të të dhënave kanë kryer 53.972 qytetarë, për 518 është marrë vendim për regjistrim në Listën Zgjedhore, për 412 është marrë vendim për shlyerje, ndërsa ndryshim të të dhënave në Listë është bërë për 219 persona, transmeton MIA.

Siç informoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), vetëm një qytetarë me vendbanim të shfuqizuar ka kryer verifikim në Listën Zgjedhore.

Sipas KSHZ-së verifikimi publik kaloi pa kurrfarë probleme në procedurë të rregullt konform orientimeve dhe udhëzimeve paraprakisht të dhëna nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Ndryshe, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski nuk zbulon se çfarë zgjidhje do të jep KSHZ për presidentin e ri të zgjedhur, a do të zgjedhet si president i Republikës së Maqedonisë së Veriut ose si president i Republikës së Maqedonisë.

Pse vihet në kontroll Lista Zgjedhore?

Lista Zgjedhore vihet në kontroll për të regjistruar statusin më të ri të të dhënave personale të qytetarëve që kanë arritur moshën 18-vjeçare, personave që kanë ndërruar jetë 30 ditë para mbajtjes së zgjedhje presidenciale, dhe të dhëna të tjera të Listës të ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, 21 prill 2019.

Listën me qendrat rajonale dhe zyrtar e KSHZ-së munda te gjeni në formë elektronike: KËTU.

Kërkesat për regjistrim, plotësim dhe fshirje të të dhënave nga Lista Zgjedhore mund t’i dorëzohen në qendrat rajonale të KSHZ-së. Deri sot Listën Zgjedhore e kanë kontrolluar 50 mijë qytetarë.

Nga ana tjetër, ka përfunduar afati për grumbullim të më së paku 10 mijë nënshkrimeve për kandidatët në zgjedhje presidenciale, dhe sipas të dhënave, kandidaturën në KSHZ e kanë zyrtarizuar kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskakandidati i pavarur, Blerim Reka dhe kandidati i përbashkët i 30 partive politike, Stevo Pendarovski.

“Amdi Bajram ka grumbulluar 1120 nënshkrime, dhe i njëjti i ka tërhequr formularët për nënshkrimet. Dimçe Petrovski – 570 nënshkrime, Filip Petrovski – 1360 nënshkrime, Josif Mirçevski – 31 nënshkrime dhe Lirim Muharremi 3 nënshkrime”, thanë sot nga KSHZ-ja

Përndryshe, kandidaturat KSHZ-ja do t’i konfirmojë më 21 mars, ndërkaq fushata zgjedhore do të fillojë më 1 prill. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, kurse i dyti më 5 maj.

LEXO: Sa janë të pasur kandidatët presidencial?

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button