Të gjithë të dënuarit e “27 Prillit” janë dërguar në Burgun e Shutkës

Këshilli Penal i udhëhequr nga gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i dërguar në paraburgim të akuzuarit në ngjarjet e 27 Prillit të cilët sot u dënuan me 211 vjet burg, njofton Portralb.mk.

Të akuzuarit, me përjashtim të disave, paraprakisht kërkuan që të lirohen nga paraburgimi derisa vendimi të hyjë në fuqi, gjegjësisht derisa Gjykata e Apelit ta miratojë të njëjtin vendim, ose ta hedhë poshtë.

  • Mitko Çavkov: 18 vjet burg
  • Mitko Peshov: 15 vjet burg
  • Dushko  Llazarov: 15 vjet burg
  • Goran Gjoshevski – Levi: 15 vjet burg
  • Jane Çento: 15 vjet burg
  • Vllatko Trajkovski: 15 vjet burg
  • Munir Pepiq: 15 vjet burg
  • Nikolla Mitrevski – Kolo: 15 vjet burg
  • Vilijam Mihajllovski: 14 vjet burg
  • Oliver Popovski: 13 vjet burg
  • Gorançe Angellovski: 12 vjet burg
  • Igor Jug: 12 vjet burg
  • Mlladen Dodevski: 12 vjet burg
  • Oliver Radullov: 10 vjet burg
  • Aleksandar Vasilevski – Ninxha: 8 vjet burg
  • Abdulfetah Alimi: 7 vjet burg

Të akuzuarit duhet që t’i paguajnë harxhimet gjyqësore në vlerë prej 18 mijë euro.

Igor Durllovski është liruar nga akuza dhe harxhimet gjyqësore janë në llogari të shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button