SHBA dhe OKB dërnojnë sulmet mbi xhamitë në Zelandën e Re

SHBA-të dhe Kombet e Bashkuara (OKB) shprehën keqardhje për popullin e Zelandës së Re, duke dënuar sulmet terroriste në dy xhami që lanë të paktën 49 persona të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).

Persona të armatosur hapën zjarr mbi besimtarët gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Lindwood në qytetin Christchurch në Zelandë të Re, ndërsa njëri nga sulmuesit transmetoi incidentin drejtpërdrejtë në mediat sociale.

Katër të dyshuar, tre burra dhe një grua, janë arrestuar deri më tani.

“Shqetësimet e mia më të thella për popullin e Zelandës së Re pas masakrës së tmerrshme në xhami. 49 pesona të pafajshëm vdiqën pa kuptim, me aq shumë të plagosur rëndë. SHBA qëndron pranë Zelandës së Re për gjithçka që mund të bëjmë. Zoti i bekoftë të gjithë!”, shkroi në twitter presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë po ashtu lëshoi një deklaratë duke dënuar sulmin dhe duke e quajtur atë “veprim të egër të urrejtjes”.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është i tronditur dhe i tmerruar nga sulmi terroristë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e tij, Stephane Dujarric.

“Sekretari i Përgjithshëm u bën thirrje të gjithë njerëzve në këtë ditë të shenjtë të muslimanëve të tregojnë shenja solidariteti me komunitetin Islam që mbajnë zi. Sekretari i Përgjithshëm përsërit urgjencën për të punuar së bashku në nivel global për të luftuar islamofobinë dhe për të eliminuar intolerancën dhe ekstremizmin e dhunshëm në të gjitha format e tij”, tha Dujarric.

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, po ashtu e dënoi sulmin dhe tha se mendimet dhe lutjet e popullit amerikan janë me Zelandën e Re.

“Ne premtojmë solidaritetin tonë të palëkundër me qeverinë dhe popullin e Zelandës së Re në këtë kohë mes errësirës”, tha Pompeo.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, shkroi në twitter se “ngushëllimet dhe lutjet më të thella janë me viktimat, anëtarët e familjes dhe të dashurit e prekur nga akti i tmerrshëm i terrorizmit kundër besimtarëve”.

Një nga të dyshuarit, i lindur në Australi, Brenton Tarrant, publikoi një manifest 74-faqesh para sulmit, në të cilën tha se ai ishte një mbështetës i Trumpit si “simbol i identitetit të bardhë dhe qëllimit të përbashkët”.

Personi që Tarrant tha se e kishte frymëzuar për të kryer sulmin, ishte Candace Owens, një komentator politik dhe aktivist pro-Trumpit, i cili është themelues i levizjes Brexit dhe i cili u bën thirrje afro-amerikanëve të ndalojnë me mbështetjen e Partisë Demokratike.

Në manifest, Tarrant kundërshtoi imigracionin dhe tha se diçka duhet bërë për t’iu përgjigjur asaj që ai e quajti “gjenocid të bardhë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button