Test i obliguar për diabet gestacional për të gjitha gratë shtatzëna me udhëzimet e reja për shtatzëni të sigurt

Gratë shtatzëna në tremujorin e tretë, apo nga jave e 24 gestacionale deri në të 28-ën, do të jenë të obliguara të bëjnë test universal për zbulim të diabetit gestacional apo ndryshe i njohur edhe si diabet i shtatzënisë, pa dallim nëse janë të rrezikuara ose jo të zhvillojnë këtë diabet, transmeton sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Në tremujorin e parë apo deri në javën e 10 test i tillë është i obliguar vetëm tek gratë që kanë rrezik për zhvillim të diabetit, ndërsa të tjerave mjeku amë mund të ju rekomandojë të bëjnë një test të tillë.

Kryetarja e Komitetit për amësi të sigurt d-r Ana Daneva, thotë se kjo është paraparë me udhëzimet e reja për gjendje të rrezikshme gjatë shtatzënisë, të sjella nga grupet e ekspertëve, të cilat janë të përgatitura në bazë të dëshmive.

“Skriningu për diabet gestacional në tremujorin e parë nuk është i obliguar për të gjitha gratë, përveç për ato me rrezik, por gjinekologu mund ta ofrojë edhe për ato që nuk janë të rrezikuara. Në tremujorin e tretë të shtatzënisë ky test do të jetë i obliguar për të gjitha gratë, pa dallim nëse ekziston rrezik për zhvillim të diabetit apo jo, që të parandalojmë që të mos mbetet te ndonjë grua me gjendje e tillë e pa zbuluar në kohë”, ka thënë d-r Daneva.

Ajo ka shtuar se risi tjetër në ndjekjen e shtatzënisë me udhëzimet e reja është edhe ajo që gjinekologu amë në tremujorin e parë të shtatzënisë apo në javën e 10 gestcionale duhet t’i ofrojë gruas shtatzënë që të bëj teste për hepatit dhe HIV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button