Komuna e Aerodromit fsheh të dhënat se sa paguan energji për ndriçimin e kryqit te Xhevahir Holdings

Komuna e Aerodromit nuk jep të dhënat lidhur me atë se sa paguan në muaj energji elektrike për të ndriçuar kryqin i cili u vendos kohë më parë pranë ndërtesave të mëdha të kompanisë turke Xhevahir Holdings, njofton Portalb.mk.

Portalb.mk pas bisedës me përfaqësues të sektorit për informim të kësaj komune, lidhur me këtë çështje, mori përgjigjen se kërkesa duhet të drejtohet në bazë të  Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, dhe e njëjta gjë u bë nga ana e redaksisë Portalb.mk por megjithatë nuk u dhanë informacionet e kërkuara.

Nga Komuna e Aerodromit u përgjigjën se “nuk kanë marrë pyetje konkrete” (?!)

Ju njoftojmë se lidhur me kërkesën tuaj, për të dhënat se sa paguhet energji elektrike për ndriçimin e kryqit, ju bëjmë me dije se nga sektori për çështje financiare janë përgjigjur se pagesa e energjisë për ndriçimin rrugor vjen e përmbledhur nga më shumë fatura, ose si i thonë fatura grupore dhe për këtë arsye nuk mund të ju japin informacion lidhur me kërkesën tuaj.

Lidhur me atë se sa paguajmë ne në muaj si komunë (pasi që për pagesën e ndriçimit të kryqit një pjesë i ndahet edhe Qytetit të Shkupit), vlerësohet si pyetje jo konkrete dhe nuk mund të jepet informacion.

Objekti në fjalë është ndërtuar nga investitorë privat  dhe i është lënë komunës së Aerodromit për mirëmbajtjen e tij”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga Komuna e Aerodromin, nga sektori për qasje në informacione të karakterit publik.

Kryqi në Aerodrom
Kryqi në Aerodrom

Ndërkaq kohë më parë, gjegjësisht në vitin 2016, komuna e Aerodromit shpalli konkurs për ndriçimin e kryqit ortodoks i cili ndodhet në lokalitetin e zonës industriale në Komunën e Aerodromit, ku vlera e këtij projekti pa TVSH ishte 5.080.000 denarë, ndërkaq kriter kryesor për ndarjen tenderit është çmimi më i ulët.

Në vitin 2014 kur edhe u vendos kryqi, Portalb bisedoi me qytetarët të cilët u shprehen të pakënaqur me këtë gjest, dhe thonë se ky kryq nuk ishte i nevojshëm në këtë lagje. Ku jo vetëm shqiptarët ndjehen të provokuar, edhe maqedonasit shprehen se nuk ishte i nevojshëm ky projekt.

Atë kohë nga Bashkësia Fetare Islame (BFI), u shprehen se ky ishte një provokim i drejtpërdrejtë i prefektit të komunës, i cili kohë më parë refuzoi të jepte leje për ndërtimin e një xhamie në këtë komunë.

Kohë më parë analistët vlerësuan se në kohë të krizës politike, shpesh vërehet dukuria kur politika keqpërdor fenë për të arritur qëllimet e veta.

LEXO: Komuna e Aerodromit do të harxhojë 5 milionë denarë për ndriçimin e kryqit

LEXO: Rexhepi: Ndërtimi i kryqit me prapavijë të shënimit të territorit është marrëzi

LEXO: Të martën ndriçohet Kryqi maqedonas, i treti në botë për nga madhësia

LEXO: Kryqi gjigand në Shkup, provokim për popullatën (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button