“Transparency International” tha se Rashkovski është duke e shkelur ligjin, Qeveria: Informata do ta cenonte hetimin

Qeveria nuk e respekton Ligjin për qasje të lirë deri te informatat e karakterit publik dhe refuzon të veprojë sipas zgjidhjes së Komisionit për mbrojtje të të drejtave për qasje të lirë deri te informatat e karakterit publik, kështu reagojnë nga “Transparency International”-Maqedoni.

“Transparency International” kërkon nga kryeministri Zoran Zaev të ndërmarrë masa për përgjegjësi të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë për shkak veprimit në kundërshtim me ligjin, ndërsa kërkesa për informata t}u dorëzohet.

“Transparency International” – Maqedoni para dy ditësh ka dërguar Kërkesë për qasje deri te informatat e karakterit publik në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në lidhje me autorizimin e lëshuar, në të cilin Qeveria e autorizon shtëpinë e avokatëve White & Case LLP nga Nju Jork të dorëzojë ankesë kundër “Transparency International” –Maqedoni para Sekretariatit të “Transparency International” në Berlin.

Akuzat e “Transparency International”-Maqedoni nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i quajtën si të pabaza, ndërkaq njoftuan se kërkesa është refuzuar, për shkak se informata është pjesë e procedurës penale, hetuese dhe kundërvajtëse.

“Janë respektuar të gjitha dispozitat e ligjit, dhe është vepruar në pajtueshmëri me të njëjtat, me çka është vërtetuar kërkesa e TIM-it është refuzuar, sepse dhëna e informatës së kërkuar, paraqet informacion të përfshirë në procedurë penale, hetuese dhe kundërvajtëse, dhënia e së cilës do të kishte pasoja për rrjedhën e procedurës”, thanë nga Qeveria.

Ndryshe, shtëpia e avokatëve White & Case LLP nga Nju Jork është përfaqësues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në procedurën para Qendrës Ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve për investime në Uashington.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button