Maqedoni, edhe te një fëmijë i shkollës “Panajot Ginovski” është gjetur bakteri MRSA

Edhe te një fëmijë nga klasa e gjashtë e shkollës fillore “Panajot Ginovski” në Butel është gjetur bakterie MRSA (Methicillin Resistant Staphylococcus aureus) që është rasti i dytë i prekur me këtë bakterie në këtë shkollë.  Këtë e kanë treguar mostrat (brisat) e bëra nga prindërit te fëmijët. Para 20 ditësh kur u shfaq rasti i parë, te një fëmijë i klasës së dytë, inspektorët shëndetësor dhe sanitarë urdhëruan të bëhet dezinfektimi i shkollës dhe tualeteve. Pasi u bë, sot ka rast të ri, ndërsa nga Inspektorati shtetëror dhe sanitar paralajmëruan se do të japin informata më të detajuara gjatë ditës, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Tani për tani nuk dihet nëse numri i rasteve është më i madh nga ky. Inspektori dhe kryetari i Butelit, Velimir Smillevski janë në shkollë.

Në ndërkohë, klasat janë përgjysmuar sepse për shkak frikës prindërit nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Ende nuk dihet se a do të zëvendësohen orët e lëshuara. Nuk ka as drejtime nga udhëheqësia, a do të jetë mësimi i ndërprerë këto ditë.

“Kemi disa kërkesa te shkolla dhe kryetari i Komunës. Kërkojmë të merren brisa te të gjithë nxënësit në shkollë dhe në pajtim me kushtet të veprohet ku do të ketë diçka. Kërkojmë të dezinfektohen dhe të pastrohen hapësirat duke i përfshirë edhe toaletet. Të përdoren mjetet adekuate për pastrim”, shkruan në kërkesën e prindërve të dorëzuar te drejtoresha Katerina Niçeska- Martinoska dhe kryetari i Komunës, Vellmir Smillevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button