Osmani: Vetëm zgjedhjet e drejta, të lira dhe të besueshme do ta konfirmojnë pjekurinë institucionale dhe demokratike të vendit

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin e Sekretariatit për Çështje Evropiane, sot në kuadër të vizitave institucionale lidhur me implementimin e reformave të Planit 18, mbajti takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor përfaqëson një shembull të vërtetë të zbatimit të detyrimeve reformuese, në çdo aspekt, duke pasur parasysh se edhe ndryshimet e ligjit, por edhe përbërja e re e Komisionit, ishin detyrime të ndërmarra me planet reformuese, të cilat u përmbushën në kohë dhe më e rëndësishmja, në një proces jashtëzakonisht gjithëpërfshirës, me konsensus politik mes Qeverisë dhe opozitës” – theksoi Osmani. Në këtë kontekst ai potencoi se roli i KSHZ-së në përmbushjen e detyrimeve të vendit është i një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme presidenciale, për arsye se vetëm zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme do të konfirmojnë pjekurinë institucionale të vendit për të siguruar sundimin e së drejtës, një betejë politike të drejtë dhe konkurruese, si një parakusht themelor për ndërtimin e një shoqërie demokratike sipas vlerave perëndimore, dhe njëkohësisht kjo është një nga “track-rekordet” me më rëndësi, respektivisht një demonstrim në vend ngjarje të suksesit të reformave që kemi zbatuar deri më tani.

Takimi i sotëm me anëtarët e KSHZ-së është pjesë e takimeve institucionale në kuadër të cilave më parë u realizuan vizita të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Qendra Koordinuese Nacionale për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz, si dhe takim me anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve, dhe të njëjtat kanë për qëllim të bëhet  inspektim në mënyrën në të cilën janë zbatuar reformat, të vërtetohen sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet gjatë implementimit të reformave, si dhe të potencohet rëndësia në sigurimin e të ashtuquajturës “trak – rekord”, respektivisht rezultate të dukshme dhe të prekshme nga vetë reformat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button