Mediat izraelite kanë vonuar 8 vjet me hapjen e Qendrës Memoriale të hebrenjve në Shkup

“Agjencia Telegrafike e Hebrenjve” (Jewish Telegraphic Agency) më 11 mars publikoi tekst se në Shkup po hapet Qendra Memoriale e Holokausitit të Hebrenjve nga Maqedonia, edhe pse kjo qendër është e hapur prej vitit 2011, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në tekst gjithashtu shkruan se kryeministri Zoran Zaev ka marrë pjesë në hapje së bashku me Robert Singer, nënkryetar ekzekutiv dhe drejtor kryesor i Kongresit Botëror të Hebrenjve.

Është e saktë se Zaev dhe Singer e kanë vizituar muzeun, por jo për hapjen, por në kuadër të shënimit të 76-vjetorit nga depërtimi i hebrenjve të Maqedonisë në kampin nazist Treblinka. Me rastin e kësaj ngjarje, solemnitet komemorativ është mbajtur edhe në Teatrin Popullor të Maqedonisë.

Kjo (sipas datës) lajm i gabuar për hapjen e Qendrës memorialë ishte transmetuar edhe në mediat tjera izraelite si në jewishnews.timesofisrael.comtimesofisrael.comisraelnationalnews.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button