Nesër mbaron obligimi sezonal për mbajtjen e pajisjeve dimërore të veturave

Obligimi sezonal për mbajtjen e pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh se si është gjendja momentale kohore, do të zgjasë deri nesër, 15 mars, transmeton Portalb.mk.

Sot komunikacioni i rrugëve zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa.

Prej pardje filloi punimi i aktiviteteve ndërtimore (vendosja e sinjalizimit dhe dritave të komunikacionit) në drejtimin rrugor Veles –Katllanovë para dhe në tunelin, në kohëzgjatje prej 10 ditësh.

Nga AMSM informojnë se autostrada Milladinovcë- Shtip, seksioni Milladinovcë – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovcë nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. AMSM apelon deri te të gjithë vozitësit që të mos e shfrytëzojnë autostradën.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për dalje dhe hyrje në shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button