Tmerr kolektiv

Në fermën Bigelou në shtetin Juta, me dekada të tëra ndodhin gjëra të çuditshme dhe mutacioni. Janë parë madje edhe kafshë me koka njerëzish. Njëherë, pronari i fermës, Terja Sherman, ishtë sulmua nga një krijesë me kokë ujku dhe trup dhie. Sherman kishte qëlluar kafshën por çuditërisht, plumbat ishin refuzuar. Njerëz të shumtë në atë vend kishin parë kafshë të çuditshme të ndryshme që zhdukeshin menjëherë. Atje, kalit Snipo ia kishin nxjerrë trurin pa asnjë gjurmë kirurgjie. Prandaj, pronari fermën ia kishte shitur një instituti hulumtues që t’i studjojë ato fenomene të tmerrshme, por deri më sot nuk ka asnjë shpjegim logjik.

Ashtu siç nuk kemi edhe ne asnjë shpjegim logjik se si është e mundur që një parti të jetë 17 vjet në pushtet me aq pak tru. Pastaj, si mund të qeverisin disa udhëheqës për kaq gjatë me fatet njerëzore, pa rezultate, pa moral, pa përgjegjësi, por me kod të fortë për mutacion gjenetik? Një i tillë, për gjatë viteve hëngri mjaltë me Gruevskin, kurse për njerëzit vetëm helm. Me (mos)veprimet e tyre, ata shkaktuan një eksod të përmasave shfarosëse të rinisë,vatrat e të cilëve shndërrohen vendbanim i fantazmave. Tani rinia duket si një specie e rrallë e në zhdukje të sipër. Diçka më e çuditshme edhe se Bigelou!

Por, meqë lejojmë që të na udhëheqë një tru i tillë, atëherë kjo më është një problemi i madh i joni. Nëse një aktivist ose një votues e shet dinjitetin e tij, si dhe të ardhmen e fëmijëve të vet për 1000 denarë, aq sa në ditën e zgjedhjeve marrin për karburant dhe për një pije me çmim të lirë, atëherë kjo është një mutacion seriozi. Kjo do të thotë se, ose jeni i dashuruar në xhelatin tuja ose bëhet fjalë për heqje të trurit pa operacion si te kali Snipo! Prandaj, ne jemi një mostër e çuditshme që beson se njerëzit më të këqij mund të bëjnë punë më të mira.

Mickoski rrezaton mutacion !?

Mickovski u kërcënua me Çausheskun, me ç’rast vuri në mutacion dy milion tru – se atë që e kishin parë më 27 prill nuk kishtë ndodhur! Që t’i sjndërroni në kuaj-Snipo kaq shumë njerëz, kurse vet të mbeteni qenie njerëzore, kjo ndoshta mund të jetë ndonjë  gjenetikë jashtëtokësore. Një shfaqje e tillë mutante me aq tërbim besoj se është ose një problem mjekësor ose një defekt serioz në sistem. Sepse, nëse dihet se si pushtet fitoni gjithçka, kurse të ju vijë keq madje edhe sikur djallin ta shihni në opozitë – atëherë kjo është një defekt i sistemit (një sistem i mutuar). Kurse sikur paraardhësit e Mickovskit të kishin ndërtuar një meritokraci dhe sundim të së drejtës, tani do të kënaqeshin si opozitë. Këto ditë, qeveria u kritikua me plot arsye nga opozita për nepotizëm deri në gjunjë, por shumë shpejt u kuptua se vet kritikuesit ishin zhytur deri në fyt. Në fillim të viteve 1990, njerëz të mençur refuzonin funksionet sepse që u ofronin sepse mendonin se nuk ishin të pjekur për një detyrë të tillë, kurse tani çdo i dyti në shtet ndjehet i aftë madje edhe për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Ky është një mutacion i tmerrshëm kolektiv!

Në kushtet e trurit normal, Mickoski do të duhej të thoshte – kërkojmë gjykim të drejtë dhe dënime të merituara për të gjitha krimet edhe për 27 prillin, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për PSP-në. Atëherë ai do të humbte pak te të vetët, por do të fitonte shumë te të papërcaktuarit. Por, ai puçistët i shpalli të pafajshëm dhe se janë vwtëm viktima të “juntës së Zaevit”! Vetë Mickoski solli vendim – “këta njerëz nuk janë fajtorë” pasi që “janë arrestuar nën deklarata të personave të dyshimtë”. A pikërisht ata njerëz ishin të paprekshëm nëpër institucionet! Të pafajshëm paskan qenë edhe Spire, edhe Trajko, edhe Mile edhe Nikolla, por “despoti Zaev që e shihet fundi” qenka problemi! Ea kjo është hipermutacion! Por ka një rregull – nëse jeni bërë pushtet duke detyruar popullin që ta humb mendjen, shumë lehtë mund të përfundoni në burg atëherë kur popullit t’i vijë mendja. Dhe mesazhi i Mickovskit është ky – na mbështetni neve që të jemi më keq seç kemi qenë! Pra, një punë e cila që start është bërë vonë, kurse anija i shkon drejt një kreshte të rrezikshme.

Administratë vrasëse (vdekjeprurëse)

Studentët i mësojmë se administrata është një shërbim profesional dhe efikas i qytetarëve. Kurse ata në praktikë e shohin të kundërtën. Përsëri këtu një mutacion! Ne kemi nevojë për 70 mijë të aftë, kurse kemi dyfish më shumë – të paaftë. Kjo tashmë është kancerogjene, gjë që e bën zhvillimin të ardhme të largët. Humbja është e dyfishtë – paguani njeri në administratë për asgjë, kurse i njëjti në prodhimtari do të krijonte diçka. Dhe kjo pikërisht si punësim i djemëve, vajzave, gjyshërve në “dizel stilin” me rroga elitë! Nëse duam të arrijmë të pabesueshme, duhet të bëjmë të pamundurën, kurse ajo është futja e sistemit meritokratik. Atëherë diploma do të bëhet formë, kurse përmbajtje njohuri. Pikërisht për shkak të partizimit të rëndë, nga nje vend me zhvillim të mesëm arritëm në të fundit e botës. Edhe gjeni po të jesh, pa ndonjë lidhje përfundoni palidhje. Shikoni se si një Liban ku për 20 vjet është zhvilluar luftë civile, për një periudhë shumë më të shkurtër se tranzicioni ynë, ajo ka rritur standardin gjashtë herë, kurse tri herë është më e vogël se vendi ynë, ndërkaq ka gjashtë milionë banorë! Një Tajvan, i cili është pak më i madh se vendi ynë, përmban 26 milionë njerëz me një standard shtatë herë më të madh se i yni! Vietnami nga një vend i asgjasuar për shkak të një lufte njëzetvjeçare, tani është bë një gjigant ekonomik, sepse njerëzit ishin mësuar nga asgjë të krijoni çdo gjë. Kurse këtu te ne është e kundërta. Ne, me këtë lloj administrate piramidale me dekada të krijuar mbi themele të rërës së gjallë duam të bëjmë zhvillim! Çfarë është e paqartë këtu?

Investime

Investimet e huaja nuk duhet të jenë kyçe, por të brendshmet. Pasi që ata japin paga të vogla, plus përdorin privilegje të caktuara, dhe mbi të gjitha profitin e çojnë jashtë. Ne duhet të bëjmë projekte serioze operuese për zhvillimin autokton të bujqësisë, blegtorisë, turizmit rural dhe malor, shfrytëzimit të ujërave termale, ujit të pijshëm, energjetikës, etj. Maqedonia po bëhet gjithnjë e më shumë një importuese e ushqimit, në vend se të jetë eksportuese. Është e pakuptueshme për një tru të mutuar që ne të importojmë mbi 700 milionë euro ushqim në kushte ideale për prodhimin e ushqimit. Ne kemi një tokë shumë pjellore, por shfrytëzimi i saj është zvogëluar për një të tretën edhe përkundër shtimit të subvencioneve. Gjithashtu, ekspertët thonë se çdo vit ne importojmë energji elektrike aq sa kushton një hidrocentral i mesëm, a kemi aq kapacitete të pashfytëzuara !!!

Duhet ta kemi parasysh se puna fizike te të rinjtë tani trajtohet si “turp”! Ajo do të thotë se ne e kemi shkatërruar atë instinktin njerëzor se puna është nder. Të njëjtit tani  ikin jashtë vendit dhe punojnë çfarëdo pune të ulët, por kryesorja është se nuk i sheh fqinji! Si duket na pret një fazë e vështirë për të ndryshuar ndërgjegjen dhe për të dalë nga mutacioni, por së pari te udhëheqësit, e pastaj tek ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button