Tendenca e fundit e flokëve? Kacurrela të lirshme e sa më natyrale

Dhe statueja e artë këtë radhë shkon…për flokët natyralë!! Janë tendenca më e fundit, ose më saktë, janë rikthyer fuqishëm e këtë e tregoi fare qartë parukieri I Miley Cyrus, Bob Recine, që mbrëmjen e Oskarëve I bëri yllit të popit një krehje surprizë: karrucela të crregullta, të lirshme, lëshuar në njërën anë, dhe këngëtarja shkëlqeu, nuk themi dot të kundërtën, shkruan Bordo.al. 

Jemi në një kohë kur perfeksioni nuk është më aq i rëndësishëm, thotë ai; ajo që po theksohet më shumë tani është stili personal dhe karakteri I gjithësecilit, shton Recine. Për këtë arsye, po kthehet vëmendja gjithmonë e me shumë tek natyrshmëria e derdhjes së lokut, një “styling“ natyral, që sigurisht nuk është tamam e njëjta gjë me flokun e crregullt!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button