Lika: Nuk më kanë informuar se do ta shuajnë Sekretariatin për Zbatimin e MO-së

Zv/kryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemin Politik, Hazbi Lika, thotë se nuk është informuar dhe konsultuar për shuarjen e resorit që ai udhëheq dhe themelimin e një ministrie të re të quajtur Ministria për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, njofton Portalb.mk.

“Unë si përfaqësues i BDI-së, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në detyrën e zv/kryeministrit të angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemin Politik, nuk jam informuar as edhe i konsultuar për iniciativen dhe as për hartimin e këtij ligji, duke aluduar në kompetencat që do të bartë Institucioni i ri i cili krijohet, dhe lidhshmërinë që do të ketë me vetë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit“, shkruan Lika.

Ai shtoi se në takimin e fundit të realizuar me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti, edhe pse sipas tij, vonë, megjithatë ka kërkuar që të hapet debat dhe të diskutohet rreth kësaj iniciative me të gjitha organet partiake, por edhe me palët e interesuara jashtë partiake, siç thotë ai, duke tentuar në rruajtjen dhe trashëgimin e vlerave të mirëfillta që burojnë nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit

“Presim që aktorët politikë të reflektojnë me qëllim që të qartësohet mirë kjo situatë, të dihet mirë se cili do të jetë fati i Marrëveshjes”, shton Lika.

Ndryshe, reagimi i Likës vjen pas paralajmërimeve se së shpejti pritet që të shuhet Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në vend të tij do të formohet Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button