Zgjedhja e “Sholc”-it për koncesioner të “Drisllës”, pas zgjedhjeve presidenciale

Këshilli i Qytetit të Shkupit e përfundoi seancën e 30-të, në të cilën vendosi që zgjedhjen e koncesionerit të ri të deponisë “Drislla” – ndërmarrjen gjermane “Sholc”, ta realizojë pas zgjedhjeve presidenciale të 21-prillit, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën e kaluar, e kemi analizuar me shumë kujdes situatën e përgjithshme me projektin “Drislla”, dhe kemi inspektuar të gjithë procedurën që nga fillimi deri në aktgjykimin e fundit gjyqësor. Lëndë e analizës ishin proceset, procedurat dhe vlerësimet që u kryen, ku u gjetën anomali serioze. Para jush është vendimi, i cili është i qartë dhe thotë se Qyteti i Shkupit duhet të ketë koncesioner “SCHOLZ AG” (Sholc) si partner në “Drislla””, tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Drislla, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Nga protestat në Drislla, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

Paraprakisht, pasi mbaroi mbledhja e ofertave nga tenderi prej vitit 2011, komisioni i formuar nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov më lartë e ka ranguar ndërmarrjen gjermane “Sholc”,  e cila me vite në gjykatë e kontestonte të drejtën e konciesionit të ndërmarrjes italiane “FCL Ambiente”, e cila e ka fituar tenderin.

Nga dhjetori i vitit 2016 “Sholc” është në pronësi të ndërmarrjes kineze për riciklimin e hekurit të vjetër “Çiho Invajrmetal Grup Limited”. Në uebfaqen e internetit të ndërrmarrjes gjermane është theksuar se në vitin 2016 ka arritur fitim prej 1.6 miliardë euro dhe ka përafërsisht 3.400 të punësuar, ndërsa përfaqësohet në mbi 250 vende të botës.

Por, ndërmarrja “Sholc”, deponinë nuk do ta punojë vetë, por me dy ndërmarrje tjera. Koncersiumi përveç ndërmarrjes gjermane do të përbëhet edhe nga ndërmarrja kroate “SHPK C.I.O.S” dhe maqedonase “Splendor Mak”. Një nga pronarët e ndërmarrje, shtetari kroat, Petar Pripuz ka qenë i burgosur për kurdisjen e tenderëve dhe shoqëri kriminele në biznesin me mbeturina.

Drislla, foto: Kolektif.mk

Investimet e premtuara prej 73 milionë euro në pesë vitet e para nuk janë zbatuar, ndërsa Drislla sot punon me furë të vjetërsuar për djegien e mbeturinave.

Vitin e kaluar në deponi janë djegur rreth 989 tonelata mbeturina. Prej kur me Drisllën furnizon ndërmarrja italiane janë djegur pothuajse 5000 tonelata mbeturina, ndërsa janë arkëtuar rreth katër milionë e gjysmë euro. Tre vitet e fundit janë djegur sasitë më të mëdha të mbeturinave, ndërsa fura ka punuar më së paku 14 orë në ditë.

Drislla është e vetmja deponi në Maqedoni e cila ka koncesion për djegien e mbeturinave. Në pajtim me rregullativën e vlefshme ligjore në fushën e menaxhimit me mbeturina, institucionet shëndetësore që krijojnë mbeturina janë të obliguar që të dorëzojnë raport vjetor për veprim me mbeturinat në Ministrinë për Ambient Jetësor.

Koncesioneri i ardhshëm i Drisllas mes tjerash do të ketë obligim të furnizojë edhe furë të re për djegien e mbeturinave dhe t’i plotësojë kushtet e mbetura, që nuk u zbatuan nga “AFL Ambiente”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button