Hoti: Janë shkelur të drejtat e njeriut në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me depërtimin e gjashtë shtetasve turq vitin e kaluar nga Kosova.

Hoti në reagimin e tij ka shkruar se institucionet e vendit tonë nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla, transmeton Klan Kosova.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Në deportimin e gjashtë shtetasve turq, 31 gjetjet e Komisionit Hetimor dëshmojë se institucionet e Kosovës nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla.
Ne kemi ndërmarrë veprime konkrete institucionale rreth këtyre shkeljeve, me gjithë pengesat në Kuvend për të çuar këtë çështje deri në fund.
Reagimet e ambasadave të vendeve mike dëshmojnë për seriozitetin e shkeljeve dhe dëmeve që i janë bërë rendit demokratik me këtë rast.
Ky rast mund ta dëmtojë rrugëtimin tonë drejtë BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button