Kontrolli i jashtëzakonshëm: 11 ndërmarrjeve private u janë shkyçur autobusët nga transporti publik (Infografik)

Pas kontrollit teknik të jashtëzakonshëm që u realizua më 21 shkurt të vitit 2019-të, nga Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit, Policia e Komunikacionit ka shkyçur nga qarkullimi 14 autobusë, në pronësi të 11 ndërmarrjeve private. Asnjëra prej tyre nuk është e kyçur në transportin publik brenda në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), për Portalb.mk sqaruan se më 21 shkurt janë ndaluar të gjithë autobusët që janë pare duke lëvizur në Shkup, pavarësisht se cili ka qenë destinacioni i tyre apo edhe a kryejnë ose jo transport publik në Shkup.

“Janë ndaluar të gjithë autobusët që janë parë duke lëvizur në territorin e Shkupit”, thanë nga MPB-ja.

Më pas Portalb.mk mësoi se nga transporti janë shkyçur autobusët e ndërmarrjeve: “Eurolinija”, “Hak Komerc”,  “Ellma Trans”, “Harun Bus”, “Bleta Trans”, “Korbliç Comp”, “Harun Bus”, “Angel Trans”, “Zenko Promet”, “Kiro Dooel” dhe “Assum Company”.

Stacionin e Autobusëve, përveç “Eurolinijës” dhe “Hak Komercit” asnjëra nga ndërmarrjet e shkyçura nuk figuronin aty.

“Eurolinija” kishte destinacion; Hanin e Elezit (Kosovë), Kaçanikun (Kosovë), Ferizajn (Kosovë), Prishtinën (Kosovë), Kërçovën (Maqedoni) dhe Strugën (Maqedoni), ndërkaq “Hak Komerci”; Rietin (Itali), Bratislavën (Sllovaki) dhe Tiranën (Shqipëri).

Autobusët e "Ellma Transit"
Autobusët e “Ellma Transit”

Për “Ellma Transin” dihet se transporton udhëtarë për në fshatrat e Shkupit, kurse për “Bleta Trans” u pa se ajo transporton udhëtarë për në Kodrën e Diellit. “Bleta Trans” dhe “Ellma Trans” kishin vetëm faqe fansash – “Fan page” në rrjetin social “Fejsbuk”, por jo edhe ueb faqe. Të tjerat nuk kanë as ueb faqe dhe “Fan page”.

Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik të Shkupit nuk kanë qenë të përfshirë në kontroll, ndërkaq të ndërmarrjeve “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres” kanë qenë të përfshirë. Ndaj dy të fundit janë parashtruar 10 sanksione kundërvajtëse, ndërkaq asnjë nuk është shkyçur nga transporti.

Përndryshe, kontrolli i jashtëzakonshëm i autobusëve në Shkup, erdhi pas aksidentit me pasoja vdekjesh të autobusit të Gostivarit “Durmo Turs” në Llaskarcë, më 13 shkurt të 2019-s. Paraprakisht, në kontrolle teknike kanë qenë autobusët që qarkullojnë për në Gostivar.

Autobusët dhe minibusët në të cilët udhëtojnë qytetarët tonë në Maqedoni dhe jashtë saj janë të moshës mesatare mbi 18 vjet, tregojnë statistikat e Entit Shtetëror për Statistikë për vitin 2017, vit ky i fundit për të cilin ka të dhëna zyrtare. Njëkohësisht, numri i autobusëve dhe minibusëve të regjistruar ka qenë 3.200. Këto shifra shumë pak kanë ndryshuar në 10 vitet e fundit, përkatësisht mosha mesatare në këtë periudhë është pothuaj e njëjta dhe është diku rreth 17,7 vjet.

LEXO: Udhëtojmë me autobusë të moshës madhore, mbi 18 vjet të vjetër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button