Rusia ka rritur praninë ushtarake në Krime

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu deklaroi se armata ruse ka rritur praninë ushtarake në Krime, raporton Anadolu Agency (AA)

Shoygu paraqiti raport para Komisionit parlamentar të mbrojtjes për aktivitetet e armatës ruse.

“Njësitet e armatës ruse në Krime janë forcuar me qëllim të mbrojtjes së gadishullit dhe mbrojtjes së interesave ruse në Detin e Zi”, ka thënë Shoygu.

Ai gjithashtu njoftoi se armata ruse nga viti 2012 është furnizuar me mbi 200 raketa balistike ndërkontinentale.

“Në 6 vitet e fundit armata ruse ka blerë 109 raketa ndërkontinentale Yars dhe 108 raketa balistike për nëndetëse”, tha Shoygu.

Shoygu gjithashtu zbuloi se armata ruse gjatë intervenimit në Siri ka testuar në total 316 lloje të reja të armëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button