Shkëlqimi i Arber Zenelit në Francë, L’Equipe e futi në formacionin më të mirë të javës

Arber Zeneli ka vetëm disa javë që është transferuar në kampionatin francez Ligue 1.

Përfaqësuesi i Kosovës iu bashkua skuadrës Stade Reims nga ekipi holandez Heerenveen.

Zeneli ka filluar shkëlqimin me klubin bardh e kuq duke shënuar gola e duke dhuruar asistime, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi nga Mitrovica ka shënuar gol këtë javë ndaj Dijonit në barazimin që mori skuadra e tij në udhëtim 1-1.

E paraqitja e reprezentuesit kosovar është vlerësuar nga media gjigante në Francë, L’Equipe që e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës.

24-vjeçari është vendosur në anën e majtë të sulmit nga L’Equipe që e ka vlerësuar me notën 8, notë që ishte më e larta në 11shen startuese.

Zeneli është përshtatur mjaftë mirë me futbollin francez, në ndeshjet e tij të para me Reimsin.

Sulmuesi anësorë në gjashtë ndeshjet me Reimsin në Ligue 1 ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button