Lekaj i përgjigjet Listës Serbe: Pritja juaj do të zgjasë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur “planeve” të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

“Prandaj, unë u bëj thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, shkruan Lekaj në Facebook.

Nga ana tjetër, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka deklaruar se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës në kohën kur opozita të mbledhë nënshkrime për shkarkimin e qeverisë.

Simiq tha se Lista Serbe nuk është në Parlamentin e Kosovës, pasi dëshiron të jetë me popullin e saj dhe jo me praninë e saj duke i dhënë legjitimitet sesioneve parlamentare, “sepse ata formuan një ushtri me 107 vota”.

LEXO: Politikani serb Simiq: Kosova me aktakuza të rrejshme po mundohet të thyejë rezistencën e serbëve në veri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button