Indi, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në 7 faza

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Indi ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare në vend do të mbahen në 7 faza gjatë prillit dhe majit të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA)

Komisari i Komisionit Zgjedhor, Sunil Arora sot tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11, 18 dhe 23 prill, si dhe 6, 12 dhe 19 maj.

Numërimi i votave është paralajmëruar për 23 maj.

Rreth 900 milionë votues do të kenë të drejtën e votës, ku Nacionalistët e kryeministrit Narendra Modi do të kërkojnë mbështetjen për mandatin e dytë.

Gjatë procesit zgjedhor në Indi zakonisht angazhohen dhjetra mijëra ushtarë për të parandaluar incidentet në mbarë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button