Blerja e votave, Kryemadhi: “Dosja 184”, prova për përfshirjen e ministrave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në qytetin e Gramshit, ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë së saj.

Ajo tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke u bërë thirrje strukturave të LSI-së që të ndezin motorët për të rrënuar qeverinë, transmeton Top Channel.

Kryemadhi dha detaje edhe në lidhje me “dosjen 184”. Sipas saj, në të janë të përfshirë ministra dhe deputetë, të cilët kanë lejuar mbjelljen e hashashit në këmbim të votës.

“Dosja 184 ka ministra dhe deputetë të përfshirë në blerjen e votës madje dhe lejim të mbjelljes se hashashit në këmbim të votës. Kriminalizimi është në çdo qelizë. Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ne duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me sfidat”, deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button